Amin rrallë e shohim në intervista, por së fundmi biznesmenia dhe moderatorja ka qenë e ftuar në “Një natë me Aulonën”, ku ka folur më gjatë për jetën e saj. Ami ka treguar edhe marrëdhënien e saj me Ermalin, ku si çdo çift edhe ata kanë patur zënkat e tyre, por që gjithmonë kanë arritur t’i zgjidhin dhe tani kuptohen me sy.
“Ne si kolegë edhe jemi zënë për shkak të pikpamjeve të ndryshme por nuk kemi lejuar që këto hatëmbetje të deportonin në shtëpi. Në fillime mbanim shumë mëri dhe i diskutonim në shtëpi por kjo nuk mund të zgjaste shumë. Dy gjela në një kafaz nuk qëndrojnë. Ermali është tip energjik dhe ka dashur të dominojë. Në fillim ka qenë e vështirë por me kohën ia kemi marrë dorën dhe kemi përballuar shumë sfida. Kuptohemi me sy kur secila palë duhet të rri urtë dhe nuk duhet ta vazhdojmë më tej”, tha Ami.

Ami u ndal dhe te një nga momentet më të vështira me Sian.

“Momenti më i vështirë ka qenë me vajzën. Sapo bëri 1 vjeç ajo pati një djegie pa dashje. Unë erdha dhe e pashë në atë gjendje dhe ato ditë që kam kaluar momentet më të vështira deri më tani. Ka qenë një periudhë goxha e dhimbshme dhe e trishtueshme”, tregoi Ami.