Koreografi dhe ish-banori i BBV Dritan Brama, ose siç e njohin të gjithë Tan Brama, i është rikthyer sërish sot një debati që hapi dje në lidhje me raportin e shkëputur me fituesin Ilir Shaqiri.
I ftuar sot në ‘Ftesë në 5’, Brama u shpreh se i qëndron akuzave që hodhi ditën e djeshme duke e quajtur Ilirin interesaxhi që e merrte vetëm kur kishte nevojë dhe nuk e pyste njëherë për familjen.
“Më mori në telefon për një reklamë, më tha më duhen kaq njerëz. E tha si urdhër, ‘Ej çkemi ça bën ti, nesër më sill kalamajt e tu njerëzit e tu.’ Ja çova. Herën e dytë më tha për Sabianin, pa më pyetur ‘Ça bërë si je’. Kam prova. Thotë më duhen tre çifte për Sabianin. Të hash dreka darka me të tjerët. Ti kërkoje share dhe të dalësh dreka darka me të tjerët. Nuk kërkoj sallatë, por respekt. I thash ‘O Ilir si mor burrë të mos thuash një herë ‘Çkemi si i ke nga shtëpia?’. ‘Ke të drejt’- tha. Dilte hante dreka me Meridianin, Tanin vetëm për interes. I kam me voice. Kam shumë njerëz dhe s’më intereson vëmendja e tij, për mua ngelet xhaketë e vjetër.
Respektoj veten, tjetri vjen dy muaj rresht. Ilir, i dashur, pse s’më fole kur ishe me Arjolën dhe më ktheu shpinën në një hapje restoranti. Jo të më kthesh shpinën ti mua, Tani prap vazhdoi karrierën. Ja se nxjerr mesazhet. Ka mbaruar çdo gjë, ça kafeje mas dy tre muajsh. Me të tjerë nuk është i zënë, e di vet ai. Sa mesazhe më vijnë Ilir Fans, më duket disa adresa i ka ai. Më lini rehat se nuk kam nevojë për vëmendje. Nuk kam pse të jem ziliqar. Unë kam heshtur ama, meqë më pyetën e thash pse të gënjej, pse të them që kam kaluar perfekt me të, them të vërtetën. Nëse ka qejf të vijë, të sqarohet tregojmë mesazhet. Ka shumë artisa të tjerë që më mbështesin, nuk e pres nga persona të tjerë”, tha Tan Brama.
E gjitha nisi ditën e djeshme ku i ftuar në ‘Live from Tirana’ Brama tha se i kishte mbetur hatri me Ilirin pasi ky i fundit e ka kontaktuar gjithmon për interes dhe asnjëherë nuk e ka marrë për një darkë apo për një kafe. Ndërkohë Iliri nga ana e tij kontaktoi Panorama Plus ku i tregoi mesazhet e shkëmbyera në rrjetet sociale me Bramën pak para dasmës si për të treguar që ata kanë patur kontakt. Iliri dhe Tani u afruan gjatë qëndrimin në BBV dhe konsideroheshin miq duke parë dhe pasionin dhe profesionin e përbashkët të baletit.