Pak orë para mbajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, më 11 shkurt, përpara Kryeministrisë, ku do të kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në spotin e publikuar në rrjetet sociale, u bën thirrje qytetarëve që të vendosin pasi fjalën e kanë vetë ata.

“Hajdutet meritojne ndeshkimin me te rrepte. Tani fjalen e ka populli, ai vendos! Ne 11 shkurt dita e vendimit te madh mbarepopullor!”, shkruan Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Ska më asnje minute kohe per te humbur!

E keqja rilindase vetem shkaterron jeten e shqiptareve.

Nuk jemi te varfer por jemi te vjedhur.

Hajdutet i njohim kane emer e mbiemer dhe ne krye te listes eshte vetem nje Edi Rama.

Hajdutet meritojne ndeshkimin me te rrepte.

Tani fjalen e ka populli, ai vendos!

Ne 11 shkurt dita e vendimit te madh mbarepopullor!