Kryetari i PD-së Sali Berisha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal.

“Dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner dhe amoral që iu tha shqiptarëve se e ka pritur një herë në zyrë dhe se i kishte dërguar një sms dhe ishte dhe një shoqërues me të. Rama ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Doshin dhe Dakon, por Toma ka qenë, në Vjenë. Ai ka urdhëruar Etilda Gjonin ministre të Drejtësisë në një aktivitet kryekëput në shkelje të ligjeve të vendit por dhe të SHBA. Etilda Gjoni nuk është as hartuese e as prokurore e gjykatëse. Ajo nuk ishte asnjë motiv që të nisej sepse Toma paguante 5 mln euro për hetim Mcgonigal për atentatin që gjoja i kishin organizuar. Hetimi në Vjenë s’u bë nga Toma, por nga qeveria për Doshin. Kjo me qëllimin që njërin që kishte zgjedhur për president ta akuzonte për vrasës, Aty e keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami Tomës që; më ka thirrur Ilir Meta. Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Ministrja s’ka dashur që të shkojë, përkundrazi i ka bërë të qartë se kjo nuk është detyrë e saj. “Të dërgojmë prokuror” i ka thënë, por ai ka dërguar ministren. A ka marrë pjesë në pyetje apo proces, kjo është histori i turpshme. Rama ka urdhëruar shpalljen e tij qytetar nderi në Tropojë për të shpërblyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje. Erjon Veliaj, ministra, kanë bërë orgjira në night clabe dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuara. Janë me foto fatmirësisht. A publikohen fotot apo jo…por kjo është e sigurt.”, tha Berisha.