Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se disa ministra i kanë depozituar dorëheqjen Edi Ramës për shkak të kontakteve që kanë pasur me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal që po hetohet në SHBA.

Ka ministra që kanë paraqitur dorëheqje për shkak të kontakteve që kanë pasur me McGonigal. Disponoj dokumente. Do i bëj publike në momentin e duhur. Por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri.

Gjykata rrëzoi me një vendim të drejtë tenderin që iu dha kompanive ruse në tre zona për shpim nafte në kundërshtim me ligjet e vendit për të njëjtat motive që përjashtoi kompanitë perëndimore.

Jemi vetë në fillim të një tërmeti dhe dua t’i them Ramës ku do të jetë një cunam popullor. Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë. Është në tavë. Kokë e xhep i implikuar. Sot për të dëshmuar apo ndonjë arsye tjetër, ta sqarojë hetimi” tha ai.