Aktori i njohur Genc Fuga i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje në kokë, një ditë pas operacionit delikat dy ditë më parë.

Fuga pësoi një goditje në tru vetëm pak ditë më parë, ndërsa bashkëshortja e tij Eni Jani dha lajmin dhe bëri apel për ndihmë monetare.

Për ndërhyrjen duheshin plot 19 mijë euro, të cilat, falë mobilizimit në kohë rekord të mijëra shqiptarëve, u mblodhën në më pak se 12 orë.