Një i moshuar shkoi tek burimi i vetëm i fshatit për të pirë ujë. Aty pa tre gra të cilat po mbushnin enët e shtëpisë me ujë dhe po bisedonin me njëra tjetrën…

Një i moshuar shkoi tek burimi i vetëm i fshatit për të pirë ujë. Aty pa tre gra të cilat po mbushnin enët e shtëpisë me ujë dhe po bisedonin me njëra tjetrën. E para mburrej me djalin e saj që ishtë akrobat dhe me ushtrimet dhe numrat e vështirë që ai realizonte. E dyta mburrej me djalin e saj i cili kishte zë shumë të bukur dhe këndonte si një këngëtar i vërtetë. Gruaja e tretë nuk fliste fare.

Pas pak, vjen djali i gruas së parë dhe filloi të bënte ushtrime akrobacie. Nëna e tij iu mburrej shoqeve: A nuk ju thashë, shikoni se çfarë bën djali im! Pastaj vjen djai i gruas së dyte duke kënduar shumë bukur. Menjëherë filloi të mburrej dhe nëna e tij. Në këtë moment vjen djali i gruas së tretë e cila rrinte e heshtur, i përshëndeti dhe ia mori enët e rënda nënës së tij nga duart.

Ndërkohë, dy gratë e para vazhdonin mburrjet dhe iu kthyen të moshuarit: O xhaxha, meqë je i moshuar dhe ke më shumë dije se ne, a nuk na thua cili nga djemtë tanë është më i zoti? I moshuari iu përgjigj: Djemtë?! Më vjen keq zonja të nderuara, unë pashë vetëm një djalë këtu. Ai djalë i cili i mori nga duart peshën dhe barrën nënës së tij.

Mësimi:
Talenti është dhuratë me të cilin pajisesh që kur lind dhe nuk është meritë e askujt. Ata që e kanë, lum ata dhe le të jenë mirënjohës. Por vlera të mëdha ka ai njeri i cili përkushtohet, mundohet, sakrifikon dhe mbështet familjen e tij. I dashur lexues, nëse ke kohë, të këshilloj të lexosh edhe një tregim shumë të shkurtër më poshtë, por që kam bindjen se do të të pëlqejë dhe nuk do pendohesh që harxhove dy minuta nga koha jote e vyer.

Dy burra, një i pasur dhe tjetri i varfër, një mëngjes po qëndronin në radhë tek kasa për të porositur. Gjatë pritjes, ata po bisedonin me njëritjetrin. Kur i erdhi radha burrit të varfër, ai porositi një kafe dhe pagoi faturën. Pastaj pyeti pasanikun: Po ti, çfarë do të marësh? I pasuri iu kthye baristit dhe i tha: Do të mar një gazetë dhe disa biskota.

Menjëhere burri i varfër zgjati paratë dhe pagoi edhe për pasanikun. Burri pasanik, u habit dhe i tha: Nuk duhet ta bësh këtë. “Çfarë bera?”, e pyeti burri i vafër. “Të paguash për mua. Mund të jem shumë me i pasur se sa ti!”, ia ktheu ai. I vafri u step për një çast dhe i tha: Mund të jesh, por ajo çfarë ne duhet të bëjmë dhe ajo çfarë ne mund të bëjmë, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Pasaniku u prek shumë nga kjo përgjigje dhe i tha: Askush nuk ka bërë diçka për mua, përkundrazi pretendojne të kujdesem edhe për ta sepse mendojne se s’kam nevojë dhe se kam shumë para e duhet të bëj ç’do gjë vetë! Pastaj i zgjati doren dhe i tha: Je shumë i sjellshëm o njeri dhe sot më bëre të ndihem një person i përkëdhelur, faleminderit!

Mësimi:
Sillu mirë me të tjerët, pavarësisht aspektit apo pamjes që ata kanë. Mund të bëhesh shkak për ti zbukuruar ditën dikujt. Me besimin se ju kanë pëlqyer të dyja, jam kurioz të di se cili nga dy tregimet ju pëlqeu më shumë? Ma bëni të ditur në koment, në këtë mënyrë kuptoj se çfarë ju pëlqen më shumë dhe ta kem parasysh në tregimet e ardhshme. Duke ju falenderuar për mbështetjen që i jepni kësaj faqeje duke lexuar tregimet e mia, ju uroj vetëm të mira dhe të mos harroni këshillën më të bukur në botë: mendjen në vend miq, mendjen në vend. Tjerat rregullohen të gjitha!