Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është duke realizuar provat e fundit para se të ngjitet në skenën e Torinos, për të performuar këngën e saj “Sekret” për “Eurovision 2022”.
E prej disa kohësh ajo është kthyer në kryefjalën e mediave ndërkombëtare dhe shkak është bërë performanca e saj, me natyrë seksuale. Teksa ka marrë komplimente të shumta, nuk kanë munguar as komentet mjaft të ashpra.
Mesa duket në të njëjtën linjë ka qenë edhe faqja “Wiwibloggs”, që vit pas viti komenton pjesëmarrësit në “Eurosong”.
“Ronela Hajati ka një shfaqje shumë seksuale, balerini i afrohet dhe kërcen me të në mënyrë shumë provokuese, teksa këngëtarja prek zonën e saj vaginale. Është një performancë shumë seksi”, shprehet një ndër komentatorët.
Ndërsa një tjetër është treguar edhe më ironik, duke u shprehur se Shqipëria e ka përçuar më së miri mesazhin e këngës, pasi qartësisht nga performanca kuptohet se kush është sekreti.
“Më vjen mirë që shtetet po sjellim mesazhin e marrëdhënieve të hapura”, shprehet ai. “
“Le ta themi, në fund kemi një skenë orgjie, me femrën në mes dhe rrethuar me meshkujt. Duket shumë e etur”, shprehen komentatorët, duke mos e fshehur çudinë për guximin që ka kjo performancë.
Madje edhe komentuesit në rrjetet sociale nuk janë kursyer lidhur me performancën e këngëtares shqiptare.
“Duket e mbivlerësuar, ajo përpiqet të jetë mbretëresha e dramës, na detyron të pëlqejmë, kënga/performanca nuk them se është e keqe apo e tmerrshme, por është larg nga e preferuara e argëtimit. Gjithçka për hyrjen në Shqipëri këtë vit është disi e sforcuar, e tepërt, ajo të qenit e zhurmshme dhe të bërtasë është më tepër agresive sikur ‘ju duhet të më pëlqeni’, sesa le të bëjmë një atmosferë feste. Në fakt nuk më pëlqen. Nëse kualifikohet në finale, mirë për të, por nuk më bën përshtypje hyrja”, shkruan dikush në rrjet.
“Ajo do të kualifikohet, por dështon keq në finale. Përveç fansave të ESC-së, shumica e evropianëve janë të lodhur nga ‘divat’, ‘mbretëreshat’, mbiseksualizimit. Ajo që vlerësohet në ditët e sotme janë interpretueset autentike që shkruajnë këngët e tyre dhe nuk shesin seks”, vijon një tjetër.
“Ajo është e shkëlqyeshme, por jo fituese, por një material në top 10. Pra, problemi nuk është se është ‘provokuese’ dhe vulgare? Në rregull. Në vend që të ankohej për censurën, ajo mund të provonte të praktikonte notat e saj të larta, sepse ajo tingëllon sikur ka vrarë gishtin e këmbës”, ishin vetëm disa nga komentet në “You Tube” për përfaqësuesen tonë.