Klodiana Shala, e ftuar sot për temën e ditës në “Aldo Morning Show” rrëfen se ka qenë viktimë e një vjedhjeje në biznesin e saj. Sportistja shpjegon se pas veprës penale kanë qenë miq të ngushtë të saj, por në rastin konkret ka zgjedhur që çështjen ta zgjidhin autoritetet dhe jo të merrej personalisht.
Klodiana Shala: Më ka ndodhur.
Klodiana Shala: Më ka ndodhur se kam pasur…
Klodiana Shala: Biznesin tim privat kështu që më ka ndodhur që ma kanë vjedhur biles dhe njerëzit më të ngushtë.
Aldo: Mirë, i joti ta fut, dihet ai muhabet.
Megi Latifi: Kështu është ky muhabet.
Klodiana Shala: Kam pasur dhe punonjës të tjerë, kështu që ia kam lënë gjithsecilit. Në përgjithësi, unë ia lë Zotit, por kur kam biznesin tim, në këtë temë unë do ia lë institucioneve përkatëse dhe jo të gjëmoj fëmijën e jo më shumë aksidenti, njëherë.