Ka dalë nga azili e moshuara që u dhunua nga punonjëset e qendrës “Orenda” në Pejë.

Mediet në Kosovë bëjnë me dije se dhëndri i saj ka paraqitur para gazetarëve dokumentin të cilin morën pasi bënë kërkesë që e moshuara të dalë nga aty.

Në dokument thuhet se e moshuara “tërhiqet nga Qendra për përkujdesjen e të moshuarve, Orenda” dhe se “tërheqja bëhet me kërkesë të familjarëve”.