Khaby Lame, 22-vjeçari italo-senegalez i rritur në banesat publike në Chivasso, Torino, kohët e fundit është bërë njeriu më i ndjekur në TikTok.

Ai konkretisht ka 149.5 milionë ndjekës në TikTok dhe 79,5 milionë ndjekës në Instagram.

Fama e tij vjen nga videot në të cilat ai tallet me përdoruesit e tjerë që bëjnë gjëra të parëndësishme në mënyrë të komplikuar, ndërsa ai zgjedh mënyrën më të thjeshtë.

Tashmë ai jeton në pjesën më borgjeze dhe rezidenciale të qendrës historike të Milanos. Ai sapo ka marrë nënshtetësinë italiane.

Ndërkohë, i intervistuar nga mediet italiane ai shprehet se luan FIFA, sheh filma vizatimorë, nuk pi duhan dhe lexon vargjet e Kuranit duke u falur 5 herë në ditë.

“Jam një budalla që luan FIFA-n. Një entuziast anime që shikon filma vizatimorë për të mësuar anglisht. Një musliman që nuk pi dhe nuk pi duhan, i njeh vargjet e Kuranit (të mësuara në Senegal) dhe fal pesë herë në ditë”.