Hasbulla Magomedov është një nga personazhet më të famshëm të rrjeteve sociale.

19-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ku videot e tij humoristike bëjnë xhiron e botës.

Pas shumë vitesh, Hasbulla ka pranuar të japë intervistën e tij të parë dhe këtë gjë e ka bërë për lojtarin e futbollit amerikan Caleb Pressley, në “Barstool Sports”.

Aty ai ka folur për jetën e tij, marrëdhënien që ka me personalitete të shquara të sportit si Khabib Nurmagomedov dhe rivalitetin që ka me Abdu Rozik.

Duke marrë shkas nga fotoja që ky i fundit ka postuar së bashku me Cristiano Ronaldon, Hasbulla sulmoi yllin portugez të futbollit: “As nuk më intereson fare për Cristianon, jam më i famshëm se ai. Ai vetëm topit di t’i bjerë”.