Rudina Dembacaj është një nga personazhet më aktiv dhe më të komentuara në mediat rozë.
Ajo prej kohësh tashmë është e martuar me ish-deputetin Mark Frroku, të cilët po e shijojnë martesën e tyre.

Aktorja gjithmon ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me fëmijët e tij, mirëpo mesa duket fansat kanë dyshime për raportet e tyre.

Gjatë një bisede virtuale që Rudina ka zhvilluar me ndjekësit e saj ajo është pyetur pse nuk ka postuar foto me vajzën e vogël të Markut.
Nga ana tjetër Rudina ka preferuar që kësaj pyetje t’i jap përgjigje vet Erta.

Erta nga ana tjetër ka vazhduar bisedën me po atë linjë të humortit që karakterizon Rudinën.

“Sepse njerka më trajton keq”, është përgjigjur me shaka Erta.