Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi festoi ditëlindjen dy ditë më parë. Ai ka organizuar një festë ku të ftuar ishin miqtë e tij si dhe personazhe si Fero, Kozaku dhe Atdhe Xharavina.
Gjithashtu, ai ka dhënë edhe një intervistë, ku ka folur për karrierën e tij si dhe jetën personale. Reperi zbuloi edhe dhuratën që i ka bërë vetes.
“Nuk ndihem 35 vjeç. Këtu janë krejt shoqëria ime që jam rritur me ta, i kam respektuar. 112 mijë euro Audi S8 2020 prej vetes time”, tha ai.
Ai u pyet edhe se përse reperi Noizy, me të cilin kanë bërë paqe së fundmi, nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së tij dhe zbuloi se çfarë marrëveshje ka bërë me Noizyn.
“Para se të bëhej ditëlindja me Noizyn e kemi lënë që kur t’i bëjmë nga 10 milionë euro këngë kemi për të festuar. Ishte mendimi i tij. Ai po bën albumin, e përshëndes shumë, do jemi bashkë në koncerte, nuk e tregoj datën. Të gjitha kanë shkuar perfekt, kur t’i bëjmë nga 10 milionë euro, dije se do jemi duke festuar të dy”, tha Stresi gjatë fjalës së tij.