Reperi i njohur, Noizy, ka bërë së fundmi një njoftim për fansat. Përmes Instagramit, ku ndihet nga afro dy milionë njerëz, ka bërë me dije se do të tërhiqet për pak kohë nga rrjetet sociale. Ai thotë se po punon me albumin e ri të quajtur “Alpha”, pas koncertit që organizoi në muajin gusht në Tiranë.
“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”, ka thënë ai. Kujtojmë që reperi e cilësoi koncertin si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij ndërsa do të vazhdojë dhe vitet e ardhshme. Siç tha ai, ka shpenzuar mbi gjysmë milionë euro për këtë koncert madhështor.