Beniada Nishani ka publikuar së fundmi disa video në Instastory ku shfaqet duke kritikuar veshjet që personazhet e njohura shqiptare zgjodhën për “Halloween”. Ajo shprehet se kjo festë, e cila në vetvete simbolizon diçka të frikshme, po “shfrytëzohet” për t’u dukur sa më seksi.

Modelja ka shtuar se “Halloween” është ngatërruar me festën e “Playboy”. Kjo është dukur si thumb për motrat Istrefi (ndonëse jo vetëm) të cilat u shfaqën të veshura si “Playboy bunnies”.

“Është Halloween jo “Playboy”. Po mundohem ta kuptoj arsyen pse festa e Halloweenit është ngatërruar me festën e karnivaleve ose me festën e Playboy, fiks me Playboy se janë ca veshje si mace, si lepurushë…Festa e “Halloweenit” është festa e Satanit, një festë e frikshme. Ju e keni ngatërruar me një festë ku duhet të dilni lakuriq, po të dilni lakuriq, dilni lakuriq tamam jo gjysmë lakuriq. Më duket pak e tepruar. Unë prisja ca kostume shumë të bukura, të frikshme por në Instagram këtu në Shqipëri, edhe në Amerikë disa aktore por nuk mund t’i krahasojmë se nuk e ekzagjerojnë, këtu ishin…të gjithë sikur prisnin eventin e “Halloween-it” me dal pa asgjë. Po mundohem të kuptoj arsyen dhe objektivin pse të dukesh seksi për “Halloween”? Kjo festa po transformohet në një festë tjetër”, është shprehur Beniada.