Jonida Maliqi përpos karrierës së saj të gjatë si këngëtare, më pas si moderatore së fundmi duket se është përqëndruar tek moda.
Artistja njihet për një stil të veçantë dhe është frymëzim për shumë gra të tjera. Edhe pse është e rrethuar nga e bukura, stili, dukja sa më “perfekte”, koncepti i të bukurës dhe sensuales për Jonidën është tjetër gjë.
Më anë të një stori në instagram, Jonida Maliqi tregon se për të sexy nuk do të thotë të keshë forma perfekte. Seksi tek një njeri për këngëtaren është mënyra si mendon, ecën apo flet.
“Sexy nuk do të thotë gjithmonë bythë dhe gjoks. Është mënyra si ecën, flet dhe mënyra si mendon,”- ka postuar Maliqi në storyn e saj.
Ndërkohë ju kujtojmë që disa kohë më parë, Jonida po shijonte pushimet në Zanzibar të Afrikës. Gjithçka dukej si tabloja e pushimeve perfekte, derisa miqtë i kanë bërë një rreng të vogël, që duhet thënë që kushdo do të trembej madje dhe të bërtiste si Jonida.