Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku një 31 vjeçar i ndaluar nga policia për veprën penale të vjedhjes, i ka dhënëfund jetës brenda komisariatit.

Sula shkruan në postimin e tij se i riu nuk ishte vetëvrar1% por kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës që policia kishte ushtruar mbi të.

Postimi i Plotë nga deputeti i PD, Dashnor Sula:

Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.
Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.
I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë në njoftimin e pulbikuar nga policia, deklarohet se i riu është gjetur i vetëvarur brenda qelisë së tij.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.