Valbona, ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” Eglantinën, motrën e saj për detyrimet e pashlyera për përkujdesin e nënës së tyre të ndjerë. Siç shpjegon gjatë rubrikës së “E diela shqiptare”, dy motrat kanë 2 vite që nuk flasin me njëra-tjetrën pikërisht për këtë arsye.
Valbona ka qenë ajo që është kujdesur për nënën e sëmurë, ndërsa Eglantina nuk e ka ndihmuar financiarisht dhe as nuk ia ka dhënë pjesën e saj të detyrimit pas vdekjes së mamasë. Eglantina aktualisht jeton në Angli dhe thotë se nuk ka mundësi ta ndihmojë.
Valbona: Unë këtë zonjën e kam thirrur, zonja Eni, në 14 Mars 2015, nëna m’u sëmur, i ra paralizë. Erdhi nga Italia, diskutuam me njëra-tjetrën.
Eni Çobani: Se në atë kohë ka qenë në Itali pra.
Valbona: Po, në Itali. Erdhi, diskutuam se nëna donte njeri për ta mbajtur, donte shumë shpenzime, më tha “po, motër, do të përgjigjem, sa duhen të miat, do të përgjigjem”. Ajo nuk është përgjigjur dhe sot që flas këtu.
Eni Çobani: Që në ’15?
Valbona: Që në ’15 e sot që flas këtu, ajo nuk më është përgjigjur.
Eglantina: Po mirë moj motër, unë çfarë mund të bëja? Se s’doja unë të kontribuoja për nënën?
Valbona: Doje ti, por çfarë të them unë? Edhe unë kam familjen time, kam shtëpinë time, kam fëmijët e mi.
Eglantina: Kush është ajo vajzë që nuk do të kontribuojë?
Nëna e vajzave ka qenë 7 vite e paralizuar dhe ka ndërruar jetë prej një viti e gjysmë. Valbona tregon se ishte ajo që e mori nënën e saj nga vendlindja në Roskovec për në Vlorë, në mënyrë që t’i ofronte më shumë kujdes spitalor.
Valbona: Kam dy vjet që nuk flas me motrën vetëm për këtë çështje.
Eglantina: Ti e di shumë mirë moj motër që mua më kanë vjedhur moj motër, më kanë pirë gjakun moj motër!
Valbona: Ç’më duhet mua? Po pse ta pinë ty gjakun, duhet të më pish ti mua gjakun?