Shkarkohet drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj.
Vendimi në fjalë, vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në detyrë. Mësohet se vendimi i ministrit të Brendshëm ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare.
Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.
Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.