Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, pas shumë skandalesh në detyrë.

Gazeta Jonë mëson gjatë ditës së sotme do të bëhet me dije dhe drejtuesi i ri i burgjeve, nga Ministria e Drejtësisë.

Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, më dhjetor të vitit 2021 pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.

Me disa diploma dhe specializime në institucionet më presigjoze në Amerikë, zyrtari premtonte reformimin e sistemit të burgjeve.

Abrija e mbante detyrën prej disa kohësh dhe ka qenë muajt e fundit i përfolur për largimin e tij nga detyra.

Kujtojmë se në burgjet e vendit ka pasur një sërë problemesh të cilat janë bërë publike dhe kanë shqetësuar opinionin publik.

Rasti i fundit ishte në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj, vrau Arben Lleshin por edhe arrestimi i vëllait doganier për kontrabandë.