Përveç Elisa Spiropalit dhe Endri Fugës, që u panë krah Ramës në vizitën e tyre në Ukrainë në sy binte edhe një individ i parë shpesh krah Ramës në çdo vizitë të tij zyrtare.

Ky person i cili shoqëron kryeministrin në çdo hap dhe ishte krah tij edhe në vizitën zyrtare në Kiev, është truproja i pandashëm i kryeqeverisësit të vendit.

Ai quhet Feti dhe është punonjës i Gardës së Republikës dhe ka një jetë që mbron kryeministrin nga ngjarje të papritura teksa zbret në terren.

Mësohet se Fetiu, i cili ka qëndruar gjithnjë në hije dhe është kujdesur për sigurinë totale të Ramës, ka qenë pranë tij që në kohën kur ky i fundit drejtonte Bashkinë Tiranë.

I gjendur në vijën e parë të rrezikut edhe gjatë vizitës në Ukrainë, Fetiu duket se nuk është shkëputur asnjë moment larg kryeministrit duke i garantuar sigurinë.