Tradhtia e saj ndaj të shoqit u bë virale me shpejtësi në mediat sociale. 20-vjeçarja në Librazhd, ka treguar detaje të tjera pas momentit kur familjarët mësuan tradhtinë.

Ajo ka thënë se prindërit e kanë pritur keq, e të dyve i kanë rënë të fikët në momentin kur kanë mësuar ngjarjen. E reja rrëfen edhe bisedën që ka pasur me të shoqin, për të cilin thotë se e ka sharë dhe mallkuar.

Ndërkohë në një mesazh për bashkëshortin e saj, ajo është shprehur se duhet t’i vijë turp që e bëri shërbëtore.

“Bashkëshortit doja t’i thoja pse nuk më more me vete. Pse më bërë shërbëtore. Dhe të ketë turp familja jote që më dhunoi dhe më bëri të gjitha. Edhe jam penduar edhe nuk jam penduar për lidhjen. Falje nuk u kërkoi atyre por vetëm familjes time. Sepse gabova dhe mami më thoshte kujdes. Por gabova dhe i kërkoj shumë falje.” tha e reja.

Cfare u tha:

Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.

Je 20 vite?
Po!

Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.

Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi

Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.

Ti ke konsumuar darkë? S’je ndjerë mirë?
Nuk isha mirë, kisha dridhje. Shkova në shtëpi. Nga ora 22:00, ishte ai djali aty. Ata erdhën, më kapën komshinjtë, me shkopinj. Kisha 1 muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar. Ishin shumë persona, ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më hoqën batanijen. Më tha vjehrri një fjalë të pisët, se duroj dot.

Ato në video pretendojnë se të kanë paralajmëruar…
Po…(qan) Nuk e kisha kuptuar. S’më thanë asgjë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.

Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.

Je penduar që nise një lidhje pa konsumuar martesën?

Edhe po edhe jo.

Kujt do t’i kërkosh falje?

Vetëm familjes sime. Atyre jo e jo.

Pse?

Mami më thoshtë gjithnjë bëj kujdes. Unë u kërkoj falje atyre për këtë gjë.

Rrogën ku e çoje?

Te prindërit e mi, sepse kishin nevojë.