Këngëtarja e njohur, Fifi dhe gazetarja Zhaklin Lekatari janë përplasur me njëra tjetrën së fundmi në rrjete sociale.
Gjithçka nisi pas një postimi të Fifit për të dashurin e saj, Adisin të cilit i shkruante- “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”. Më pas, Zhaklin reagoi me anë të një videoje ku tha se u zgjua e “neveritur” nga deklaratat e Fifit.
Në mbrojtje të Fifit erdhi dhe Dalina Buzi e cila tha se duhet ta lëmë Fifin të dashurojë dhe se ka cdo të drejtë të ketë ato mendime. Por Zhaklina nuk e ka lënë me kaq pasi në postimin e saj të fundit ajo thekson se virgjëria nuk ekziston e për pasojë këto janë mendime të gabuara që nuk përcjellin mesazhin e duhur.
Mosnjohja e anatomisë bazike të trupit të gruas, ka sjellë pasoja të mëdha, politike, historike, njerëzore sociale. Virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor. Virgjëria duke mos ekzistuar nuk përcakton moralin e askujt dhe mbi të gjitha nuk ka pse të ruhet.
Nuk ruajmë dot diçka që nuk ekziston. Prandaj Fifi, Dalina, Katerina e çdo grua që e mendon veten si objekt, mjaft rritët stigmën dhe standartet e dyfishta dhe mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave dhe grave.
Për sa kohë liria e Fifit për të thënë t***lliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë. Kë ndodhet kufiri? Te “bonsesni’ dhe etika, te liritë e individit dhe jo skllavërimi i tij ne shekullin e 21”- u shpreh Zhaklina.
Tema e virgjërisë shkakton mjaft debate akoma në Shqipëri, në të njëjtë kohë që ne synojmë të çojmë njerëzimin në Mars. Disa njerëz besojnë se nuk jeni të virgjër nëse himeni juaj është i hapur. Por të kesh himen dhe të jesh e virgjër nuk janë e njëjta gjë.
Disa femra lindin me himen që është natyralisht më i hapur. Dhe shumë aktivitete të tjera përveç seksit mund të zgjasin himenin tuaj. Pra, nuk mund të dallosh nëse dikush ka bërë seks nga mënyra se si duket apo ndihet himeni i tij.
Shumë njerëz mendojnë se himeni mbulon plotësisht hapjen e vaginës, por zakonisht nuk është kështu. Shumicën e kohës, himenët kanë natyrshëm një vrimë mjaft të madhe që gjaku i menstruacioneve të dalë. Disa njerëz lindin me aq pak ind himenal sa duket sikur nuk kanë fare himen.
Në raste të rralla, njerëzit kanë himen që mbulojnë të gjithë hapjen vaginale, ata mund të kenë nevojë të shohin një mjek për një procedurë të vogël për të hequr indin shtesë. Ashtu si pjesët e tjera të trupit tonë, himenët janë paksa të ndryshëm për të gjithë./iconstyle