Kristi Aliaj i ftuar në emisionin Wake Up ka folur për përvojën e tij brenda shtëpisë.

Fakti që ishte pjesë aktive e shtëpisë, merrte pjesë në debate të ndryshme, por mbi të gjitha angazhimi i tij edhe në fushën artistike, ku shumë detyra që vinin nga Vëllai i Madh ai i bënte me shumë dëshirë.

Një gjë që është komentuar shumë ka qenë edhe afrimiteti i tij me një nga balerinat që morën pjesë në festën e beqarisë së Luiz Ejllit. I pyetur nëse e ka takuar këtë vajzë pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, Kristi preferoi të mos përgjigjej, duke thënë që jo çdo gjë duhet të tregojë.

Moderatori Blendi Salaj e ka ngacmuar duke i thënë se me përgjigjen e tij la të nënkuptojë që e ka takuar, ndërkohë që Kristi e kaloi duke qeshur.

Për sa u përket parave që ka fituar në Big Brother, Kristi tregon se nuk është një shumë e madhe. Sipas tij, këto para nuk janë asgjë, para sakrificës që ka bërë brenda “Big Brother”.