Nuk ka liri për ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Gjicit dhe gruas që shfaqet në videoskandal, Alma K.
Në këtë mënyrë, Gjici do të vijojë të mbetet në “arrest me burg” për veprën penale “korrupsion pasiv”, ndërsa Alma K. do të vijojë të hetohet me masë sigurie “arrest shtëpie”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion aktiv”.
Alma K. u shfaq në ambientet e zyrës së Gjicit duke kryer seks oral me këtë të fundit. Ndërsa në një video të dytë, pak sekonda pas aktit seksual, ata shfaqen duke biseduar për favorizim në një tender për sterilizimin e qenve në Bashkinë e Kukësit.