
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi është bërë nënë për herë të dytë. Në foton e publikuar në Instagram, ajo ka zbuluar se një muaj më parë është bërë nënë e një vajze.
View this post on Instagram
Në foto duken vetëm disa detaje të tipareve të vogëlushes, të quajtur Athena. Artistja e ka mbajtur të fshehtë shtatzënë dhe nuk ka bërë asnjë postim me barkun e rrumbullakosur.
Kaltrina është gjithashtu nënë e një djali të quajtur Tristan. Prej vitesh, këngëtarja jeton në Londër.
