Liderët duhet të jenë gjithmonë shembujt e zbatimit të ligjit. Por nuk ka ndodhur kështu me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, i cili këtë të premte ka marrë një gjobë.
Kreu i qeverisë britanike shpërndau në rrjetet sociale një video, por kishte bërë një gabim. Nuk kishte vënë rripin e sigurimit.
“Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqej një person që nuk kishte vendosur rripin e sigurimit teksa lëvizte me makinë si pasagjer në Lancashire, kemi lëshuar ditën e sotme ndaj 42-vjeçarit një gjobë”, tha policia në Twitter.
Në lidhje me këtë ngjarje, Sunak kërkoi falje.