Performanca e këngëtares shqiptare, Ronela Hajati, mbrëmjen e djeshme në Eurovision ka ngjallur shumë diskutime. Kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që kanë reaguar, shumë nga ata e kanë gjykuar dhe të tjerë e kanë përkrahur.

Më e fundit që ka reaguar është moderatorja, Fatma Haxhialiu, e cila përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk ka ngelur person nga të gjitha fushat pa folur për kofshët, cicat dhe b*thën e Ronelës.

Sipas Fatmës, doktorët duhet të ulërasin për shëndetësinë se populli po vdes si minj dyerve të spitaleve apo edhe për analfabetizmin në vend.

“Jallaaaaah belaaa, nuk ngeli profesor e doktor pa fol per cicat, kofshet e b*then e Roneles.

Nje barre me shkolle e shkoni merreni me analiza peshe trupi e cicat e grave…e pra ky eshte problemi i VERTETE ne THELB ne kete vend !!!

Ne vend te analizave profesionale ne punet tuaja, ne vend qe te ulerini per nje shendetesi me te mire, se po vdesim si minj dyerve te spitaleve, ne vend qe te ulerini per shifrat skandaloze te analfabetizmit ne vend, ne vend qe te flisni per drejtesine mjerane, ne vendin e kapur nga te fortet, shkoni e merreni me performanca eurovizioni, akoma nuk jeni nginjur me gjinj te zhveshur grash, nuk keni faj, ne thelb kaq banal jeni ????.

Kjo performance provokoi, evokoi dhe shperfaqi edhe njehere frustrimin seksual te nje populli incestual qe akoma ka turp te shikoje veten lakuriq ne pasqyre!

Te tjerat (qe as nuk me shqetesojne), jane llafe kafesh me vra kohen, mqs e kemi me tepri si popull!”, ka shkruar moderatorja.