Alida Duka ishte e ftuara e mbrëmjes në D-Night në Rtv Ora me Dajana Shabanin. Artistja e cila prej vitesh jeton në Gjermani mesa duket nuk e ka në plan të rikthehet më në Shqipëri.

Lajme të shumta kanë qarkulluar në rrjete sociale në lidhje me marrëdhënien që ka ajo me bashkëshorten e të vëllait, artistit Stine. Por si janë ujërat tani e në vazhdim?

Dajana: Kemi edhe një pyetje personale jashtë këngës, por duke qenë se është bërë mediatike nuk mund të heq dorë e pa të pyetur. Në një intervistë së bashku me Stinen duket sikur kishit një mosmarrëveshje pikërisht për bashkëshorten e Stines që edhe ajo është një këngëtare. Si janë ujërat tani?

Alida Duka: Tani…filluam te Chikita, vazhduam me flokët… gojët e liga nuk mbyllen kurrë, por mendoj se është një çeshtje shumë private dhe besoj se publiku duhet të rrijë më shumë te pjesa si artistë që na njohin njerëzit edhe neve.

Dikur sherri mes kunatash u be mjaft publik pasi ato publikuan akuza per njera tjetren ne publik.

“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime. Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka… Mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë!!! Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë”, ka shkruar Graciela.