Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë një reagim prekës në rrjete sociale pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku vogëlushja 7 vjeçare u godit për vdekje nga një skaf.

Ajo është shprehur se nuk po mundet të gjejë qetësi ndonëse nuk e kishte njohur më parë vogëlushen.

“Kam qe dje që përpiqem të mos e mendoj e të vazhdoj jetën normalisht por s’mundem… Unë, një e panjohur për atë ëngjëll që se kam takuar kurrë s’po mundem të gjej qetësi, imagjino familja e saj… Jo, se imagjinojmë dot!!! S’do mundemi kurrë… Ashtu si ata çdo ditë do ta imagjinojnë si do ishte jeta saj teksa rritej si drita e hidhte shtat drejtë endrrave të saj, nëse do ishte ende pranë tyre e mes nesh… Doja të ndaja lajme të gëzuara me ju, postime plot jetë dhe dashuri në to, por s’po mundem m, s’më bën dora dhe zemra të gëzoj në këtë ditë kaq të pikëlluar për familjen e saj dhe të gjithë ne… Fjalët dhe postimet tona s’do ngushëllojnë dot kurrë askënd, por uroj të ngjallin brejtje ndërgjegjeje tek të gjithë që harrojnë se një pakujdesi kushton, ndonjëherë dhe sa një jetë…”, ka shkruar Einxhel.