Ndodh që në marrëdhëniet me personin e jetës të ketë luhatje dhe mungesë të dashurisë për njëri-tjetrin dhe e vetmja rrugëdalje mund të jetë ndarja. Por rrethanat mund të jenë të ndryshme që mund të çojnë deri në këtë pikë. Për këtë gjë ka shkruar në redaksinë tonë edhe një qytatar. Ai e nis rrëfimin duke treguar se ishte martuar me një vajzë të quajtur Klaudja. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Megjithatë protagonisti i historisë u lidh shumë me Klaudjan dhe patën edhe një djalë bashkë. Por ai ishte jashtë shtetit dhe nuk e pa fëmijën kur lindi.

Pikërisht këtu fillon edhe krisja e parë, pasi jashtë ai njohu një vajzë tjetër dhe u martua me të, duke harruar kështu gruan e parë. Ai vijon se gruaja e dytë e donte dhe shkonin mirë. Por mesa duket gjithçka kishte qenë iluzion, sepse ajo kishte paguar një gjinekolog që ta nxirrte sikur nuk lindte dot dhe se ai ishte steril. Për këtë arsye protagonisti ynë, ndihet i penduar dhe i kërkon falje Klaudjas dhe kërkon të shohë edhe njëherë djalin.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh. Kam lenduar nje vajzë e cila me desh pa interes. Ajo ishte e martuar por kishte probleme me bashkeshortin kishte 1 vajz me ate, ne u lidhem bashke po nuk e genjyem njeri tjetrin ajo u dashura me mua dhe unë ndjeva per Klaudjan. Ajo ngeli shtatzënë me mua se desha une femijë me anen per fat te keq une ika jashtë shtetit e s’isha kur lindi djali im. Klaudja me dergonte foto video te djalit, cdo dite flisnim.Une njoha vajzën qe e mora per nuse. Dhe Klaudjen e trajtova keq e ofendova rende. Nusja me çmendte ne sex ishte shumë e mire ne shtrat. U dashurova si femijë e per djalin tim sdesha tia dija. Mendoja se edhe nusja me donte se kështu me thoshte te dua shum. Ne kur ishim bashkë ne shpi sfuteshim në rrjete sociale. Ajo se kapte tlf me dorë e fundjavave e une u verbova se dija se çneperk kisha ne krevat. Kish paguar nje gjinekolog se nuk bënte dot femi. E sikur isha une steril. Ne ate kohë urreva ish të dashurën time e mallkova ate dhe djalin tim. Klaudja me kish thene ter kohen qe ishte e gatshme ta bente ADN. Me the o Klaudja qe kur do te vin mendt s’do ti han as qentë. Te lutem me fal te lutem ma trego 1 here djalin .Te lendova shume mallkova femin tim. Besova nusen mendoja se me donte vertet. E di qe do e lexosh kete status edhe doktoret neper bot nuk jan aq të mire se u pagua nga nusja ime qe gjoja sbeja dot une femijë. Ju pergjerohem publikojeni.