Ebru Sahin, një nga emrat më të përfolur në fushën e aktrimit në Turqi dhe ylli i NBA-së, Cedi Osman, kanë lidhur martesë në Maqedoni. Aktorja dhe sportisti me origjinë shqiptare u martuan dy ditë më parë në Ohër të Maqedonisë. Duke tërhequr vëmendjen me lumturinë e tyre, çifti u martua në një ceremoni të vogël dhe modeste ku morën pjesë miqtë e tyre të ngushtë dhe familjarët.
Në dasëm nuk mungoi as muzika shqiptare. ‘O sa bukur na ka dalë nusja, marshallah, marshallah‘- dëgjohet në këngohet e kërcehet nga çifti e të pranishmit.
Aktorja e njohur turke nisi romancën në verën e vitit 2020 me Cedi Osmanin, i cili luan në NBA.