Dashur-padashur emri i tij lakohet shpesh krah emrave të vajzave të ndryshme të showbizit. Megjithatë, me aq sa ka deklaruar vet Romeo Veshaj aktualisht është ‘single’.

Por, kjo nuk po e pengon që të bëjë plane për dasmën. Dhe konkretisht për këngëtarin që do ftonte, atë që zgjedhin shumica e çifteve shqiptare: Alban Skënderajn.

Aktori ka ndarë një foto me Albanin në Instagram ku shkruan: “Ma dha fjalën që do më këndojë në dasmë”. Tani që e siguroi këngëtarin, i ngelet të gjejë nusen.

Albani dhe vëllezërit Veshaj kanë një raport shumë të mirë. Në finalen e madhe të ‘Big Brother VIP’, Albani i bëri një surprizë Donaldit dhe nënës së tij, duke kënduar live në ‘Pallatin e Kongreseve’, enkas për ta.

Me një foto në llogarinë e tij, Romeo ka zbuluar kohë më parë se ai me Donaldin janë nga i njëjti fshat si Albani, e madje ky i fundit është bashkëfshatari i parë që takojnë. “U bëmë kaq vjeç dhe është i pari bashkëfshatar që po takojmë”, shkruante Romeo krah fotos ku shaqen të tre të qeshur. Me përfshirjen e binjakëve edhe në muzikë, nuk do të ishte habi që pas kësaj fotoje të fshihej edhe ndonjë projekt tjetër, por kjo mbetet për t’u zbuluar me kohën.

Gjatë një loje në “Më lër të flas” Romeo u pyet para disa javësh se me cilën nga vajzat e showbizit ka flirtuar por ajo nuk i është përgjigjur. “Nuk ka ndodhur. Të gjithave që u kam shkruar më kanë shkruar.”– u përgjigj aktori nuk mos thënë emra. Sakaq, i pyetur se pse i dha fund lidhjes së fundit Romeo tha thjesht se ‘Nuk ngjita, mos më pyesni më’.