Disa ditë më parë Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku festuan përvjetorin e tyre të parë të martesës. Dyshja duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ku Rudina nuk heziton që momente të tyre të bukura t’i ndajë edhe në rrjetet sociale.

Përpos momenteve romantike, nuk mungojnë edhe ato gazmoret. Epo të kesh gruan aktore humori, nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Së fundmi, Dembacaj ka ndarë në Instastory-n e saj, një bisedë WhatsApp-i me Markun, ku i vë në dukje sa grua “të përgjegjshme” ka.

Rudina i ka dërguar një imazh të kolegëve të saj, teksa po drekojnë, ku krahas shkruan:

“Shokët e mi janë të gjithë për drekë, për qejf. Unë po punoj lart e poshtë. Jo po që ta dish.”

I veçantë dhe që tregon shumë për raportin e tyre, ishte edhe reagimi i Frrokut.

“O ti je bekim o zemër. Ta di edhe shumë biles,”-përgjigjet Marku.

Kujtojmë që disa ditë më parë në një intervistë, Rudina rrëfeu momentin kur i kishte treguar familjes për Mark Frrokun.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova” – tha Rudina, duke shtuar se “Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”, tha Rudina gjatë fjalës së saj.