Çmimet e naftës janë rritur sërish në tregun vendas me 5-7 lekë për litër, për të tretën herë radhazi brenda pak javësh.
Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 192 lekë, nga 185 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 196 lekë, nga 188 lekë që ishte më parë.
Gega Oil, e dyta më e madhja në vend e shet naftën me 191 lek pēr litër dhe benzinën 195 lekē.
Në pikat e tregtimit të Eida Petroleum, nafta ka arritur në 189 lekë dhe benzina në 193 lekë.
Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 16 lekë për litër (tre herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. (shiko grafikun: Çmimet e naftës në tregun vendas të pakicës. janar 2022-13 gusht 2023).
Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.
Operatorët e tregut pohojnë se tendenca është e lidhur me shtrenjtimin e karburantit në bursë, ku treguesi Platts, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollatë ton, që është niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2022 dhe tendenca duket për shtrenjtim të mëtejshëm drejt 1000 dollarëve.
Sipas Reuters, çmimet e naftës u rritën të premten pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikoi kërkesën rekord globale dhe shtrëngimin e furnizimeve, duke bërë që çmimet të vijonin rritjen për të shtatën javë radhazi, periudha më e gjatë që nga viti 2022./Monitor
Artikulli i plotë këtu.