Rritja e çmimit te karburanteve vazhdon të mos ndalet në Shqipëri.

Çmimi i naftës në Shqipëri ka kapur shifrën e 230 lekëve për litër.

Gjatë ditës së sotme, në disa pika të tregtimit me pakicë, nafta ka kapur nivele rekord, ajo po shitet me 230 leke për litër.

Kjo do të thotë se çmimi i naftës për litër është rritur me të paktën 30 lekë ë reja.

Kjo është rritja e dytë e madhe brenda pak ditësh, pasi ditë më parë rritja kishte qenë me të paktën 10 lekë të reja për litër.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një dalje për media, deklaroi se pritet një stabilizim i çmimeve të naftës nga gjysma e vitit 2022.

Ibrahimaj tha se çmimi i naftës dhe i gazit në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare, mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar.