Nga Klodian Tomorri
Ne Britani cmimi i naftes ne pompe ishte 149 pens per liter ne daten 1 shkurt. Sot eshte 157 pens.
Pra me gjithe kete lufte dhe cmenduri ne tregje, cmimi i naftes per anglezet u rrit me 8 pens ose 5.3 per qind.
Ne Tirane dje cmimi i naftes ishte 195 leke per liter. Sot eshte 230 leke per liter. Pra cmimi i naftes per shqiptaret u rrit me 35 leke ose 23.5 pens per liter ose 18 per qind brenda nates.
Krahasojeni me Italine keni pak a shume te njejtat raporte. Krahasojeni me te gjitha vendet ne Europe. Jane prape keto raporte. Shikojeni dhe arkiven e lajmeve. Nuk keni per te gjetur kurre nje rast te vetem ne bote, kur cmimi i naftes ne pompe te jete rritur me 20 cent te euros brenda dites.
Thjesht nuk mund te ndodh edhe matematikisht sepse kostot nuk ndertohen brenda nates. Lere pastaj, qe nje kompani sot e rriti brenda sekondes nga 200 leke ne 230 leke. Brenda sekondes vajti bleu anijen ky, e shkarkoi dhe e shperndau neper pikat e pakices me cmimin e ri.
Cfare ndodh ketu? Dollari nuk u rrit me 13 per qind brenda nates, qe te jete pasoje e kursit. Nafta nuk u rrit me 13 per qind brenda nates. Dhe edhe nese do ishte rritur, tregetaret shqiptare nuk u furnizuan pikerisht ne sekondin e pare pasi ndodhi rritja. Dhe nese do ishte rritur me 13 per qind efekti i cmimit ne pompe duhet te ishte vetem 7 per qind. Gjysma e cmimit final formohet nga taksat dhe s’ka lidhje me cmimin ne burse.
Tregtaret tane kane primin me te larte se sa vendet e tjera. Dakord. Por primi nuk kerceu brenda dites.
He pra, cfare ndodh ketu?
Kur filloi perplasja me Rusine, ne fjalen ku shpalli sanksionet, Joe Biden, pasi i shpjegoj popullit pse po merreshin masat, iu drejtua kompanive te naftes. “Mos e shfrytezoni kete situate per te nxjerre fitime te padrejta mbi qytetaret”- u tha.
E keni degjuar kryeministrin shqiptar ju t’u drejtohet kompanive te karburanteve mos spekulloni me cmimet? Une nuk mbaj mend ta kete bere ndonjehere.
Kryeministri yne e ka gati formulen per t’i ikur pergjegjesise. “Cmimet i vendos tregu, qeveria nuk nderhyn tek cmimet.” Priteni se do ta degjoni shume shpejt kete fjali. Ne mos e ka thene sakaq.
Me gjasa kompanite e naftes kane rritur marzhin per te qene te sigurte nga luhatjet. Por ky nuk eshte marzh normal. Eshte spekullativ. Megjithate, sic thote dhe kryeministri; qeveria s’ka pune me cmimet.