Olsi Bylyku ka bërë një rezyme të punëve të tij përmes një postimi në rrjete sociale duke dhënë dhe një mesazh shumë të fuqishëm. Ai tregon se punon 24 orë në 7 ditë të javës në disa fusha, që nga muzika te aktrimi.

Olsi jep mesazhin për të rinjtë që gjithçka arrihet me punë e jo me fat, siç mund të thonë disa për të.

Postimi i plotë: “Sa fat kishte”… KUSHTOJI 1 MINUT

Klanifornia (cdo jave me më shume se 5 role & skenarist i monologut dhe tekstshkrues i te gjithe parodive)
Do ditë, Fryma nalet, Ca Ca, Nane dhe coming soon 2 projekte te mbaruara me klip. (80% te projekteve prodhim i imi Muzikë & tekst)
Tekstshkrues ne disa projekte si (Elgit Doda – Ku je, Irkenc Hyka ft Kanita, Lorenc Hasrama – Tkam Dasht, etj)
O2 BOUTIQUE (Restoranti me i ri Korcë dhe i pari ne ate nivel)
Zemerluana (si kapiten & skenarist)
Filmi “Policë për kokë” nga data 11 Janar…(per here te pare si aktor kryesor & bashkeproducent)
Koncerte brenda & jashte Shqiperise minimalisht 2,3 here ne Muaj.
Xhirime reklamimesh te televizionit & private. ETJ
Ky jam une cdo dite, cdo jave, cdo muaj, cdo vit. Asnjera qe ngjason me tjetren, e cdo dite 1 sfide tjeter. Askush nuk e beson dot pervec njerezve te familjes dhe miqve te mi, askush nuk e beson dot nga kolege, artiste e ndjekes pasi sa here qe takohen ose perballen me mua e vetmja mimike qe marrin eshte buzëqeshja, ndoshta edhe une here pas here mendoj qe eshte e pamundur t’ja dal, por gjithmon JA KAM DAL. Punoj 24 ore ne 7 dite te javes. Nuk njoh dike tjeter si “une” e nese ju njihni 24 vjecar tjeter ne kete prodhim & pune atehere me thoni “Sa fat kishte”… JU DU FORT dhe mos harroni kurre “Per te qene si askush tjeter, duhet te punosh me shume se cdo kush tjeter”