
Orest Sota thirret në SPAK , një dosje e bujshme krimi ekonomik në horizont ?
SPAK duket se pas arrestimit të Erion Veliajt është kthyer në një “buldozier” të drejtësisë duke marrë para çdokend që shkel ligjin. Burime bëjnë me dije se personazhi i rendësishëm i thirrur sëfundmi në SPAK është pikërisht biznesmeni i ri Orest Sota.
Mësohet se Sota është mbajtur për disa orë në pyetje duke dhënë shpjegime të detajuara në lidhje me një dosje hetimore, e cila për momentin mbahet sekret.

Sota konsiderohet si një nga biznesmenët kryesorë në vend.Kompania ne pronësi të babait të tij Lefter Sota, ka marrë leje për dy kulla 30 kate në Tiranë. Një kompleks kullash do ndërtohet tek ish-UET, ndërsa një kullë 30 kate që ka formën e një pëllëmbe dore do ta ndërtojë në zonën e Don Boskos, në bashkëpunim me Tom Doshin.
Orest Sota, biznesmeni i cili u ndalua disa vite më parë me 863 mijë euro në automjetin e tij ku u gjend dhe dy patentat të Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, ditët e fundit është thirrur dhe pyetur nga SPAK.
Dosja për të cilën është pyetur Orest Sota mbahet në sekret të plotë, por mësohet se ai ka qëndruar për disa orë në prokurorinë e Posacme ku ka dhënë shpjegime. Sota konsiderohet si një nga biznesmenët kryesorë në vend.
Orest Sota u arrestua pas bllokimit të shumë së madhe të parave dhe patentave dhe pas një kalvari të gjatë gjyqësor, ai mundi tja hidhte lehtë drejtësisë.
Biznesmeni Orest Sota njihet për bashkëpunim të ngushtë me Ergys Agasin.
Madje, ata janë bashkëpronarë të Dinamo City bashkë me Adrian Bardhin. /gazetajone