INVESTIGIMI/ Rahim Spahiu bën gabimin e jetës, DOSJE e denjë për SPAK

Abuzimi me fondet publike është kthyer në një sport kombëtar këto 30 vitet e fundit në Shqipëri, por rrallë ndonjëherë, dikush ka guxuar të fusë duart edhe të fëmijët.

INVESTIGIMI/ Babëzia në Dibër, Rahim Spahiu bleu 8 500 litra (8.5 ton) qumësht për një grusht nxënësish në konvikt, shifrat e frikshme. Një dosje për SPAK

Këtë e kanë bërë drejtues të babëzitur në spitalin Psikatrik të Vlorës apo nëpër jetimore të caktuara, por duket se në këtë listë është futur sëfundmi edhe kryebashkiaku i Dibrës, Rahim Spahiu.

Sipas dosjes “bombë” të siguruar nga Gazeta Jonë, Spahiu ka firmosur tenderin që duket se do t’i hapë punë shumë, ndoshta duke bërë gabimin e jetës.

Gazeta disponon të gjitha të dhënat e skandalit, të cilat pas publikimit do t’i vihen në dispozicion edhe Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK). Me gjasë, Spahiu do të jetë kryebashkiaku i radhës në qark që do të përfundojë në SPAK pas Lefter Allës.

Gazeta po bën gati materialin për publikim, të cilin do ta bëjë publik gjatë orëvë në vijim. /GazetaJonë

Rahim Spahiu SPAK