Ukrainasit duke se e kanë shfrytëzuar situatën kaotike që po mbizotëron në ushtrinë ruse, pas rebelimit të grupit mercenar Wagner, duke i sulmuar në të gjitha frontet.

Madje në disa rajone, ukrainasit kanë arritur të rikthejnë territoret që ishin nën kontrollin e rusëve.

E në qytetin e Bakhmutit, që kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, që pretendonte se ka marrë nën kontroll qytetin, ukrainasit kanë filluar me pastrimin e llogore ruse.

Një video e realizuar nga ajri, tregon kur ushtarët e Volodymyr Zelenskyt ia mësyjnë llogoret e rusëve, duke i sulmuar nga ajri me dron me bomba si dhe nga toka me tanke dhe këmbësori.

Pamjet tregojnë lëvizjet e shpejta të ukrainasve dhe largimin e rusëve, natyrisht ata që kishin arritur të mbesin gjallë – pasi ukrainasit u futën në llogore për të bërë “pastrimin”.