Lufta në shumë qytete në Ukrainë vijon që të jetë e fortë.

Për rusët, Kievi doli më i fortë sesa e kishin parashikuar, pasi kur kanë kaluar gati dy javë nga nisja e pushtimit nuk e kanë marrë ende nën kontroll.

Ukrainasit kanë arritur që të zbrapsin pushtuesit.

Dronët turq dhe armët anti-tank Javelin prodhim amerikan të cilat u janë dhuruar ukrainasve janë duke u treguar të suksesshëm në luftën që po zhvillohet atje.

Ushtria ukrainase ka postuar një video të momentit kur arma anti-tank Javelin shkatërron një tank rus.