Ushtria izraelite ka pranuar autorësinë e sulmit të rëndë të kryer ditën e djeshme në Gaza, mbi një turmë palestinezësh që po merrnin ushqime dhe ndihma të ndryshme.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, sulmi ka shkaktuar vdekjen e 104 personave, por ende nuk është e mundur të kemi një numër përfundimtar.

Të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spitalin Al-Shifa.

Izraeli publikoi momentin e sulmit të filmuar nga dronët e ushtrisë duke thënë se një luftë shpërtheu rreth kamionëve në të cilët palestinezët plaçkitën furnizimet.

“Gjatë incidentit, dhjetëra  njerëz u plagosën në përplasje. Ne qëlluam”,-thuhet në deklaratë.