Papa Françesku kreu ceremoninë e “Larjes së këmbëve” me dymbëdhjetë të burgosur gjatë një vizite në burgun e Civitavecchia, në veriperëndim të Romës, si pjesë e përkujtimit të të Enjtes së Madhe para Pashkëve.

Një video e publikuar nga Vatikani tregoi Papën duke larë dhe puthur këmbët e  të burgosurve .

“Kjo është një shenje dashurie për vëllezërit dhe motrat këtu , një shenjë që do të thotë: unë nuk gjykoj askënd, unë përpiqem ti shoh të gjithë. Është vetëm një që mund të gjykojë, Zoti, ai gjykon dhe fal”.

Vizita në burg, e cila ishte private dhe e mbyllur për publikun, ishte e dyta nga dy shërbimet e së enjtes, fillimi i tre ditëve të aktiviteteve intensive të Pashkëve. Të Premten e Mirë, ditën kur të krishterët përkujtojnë vdekjen e Jezusit me kryqëzim, Papa mban dy shërbime, duke përfshirë një procesion me qiri rreth Koloseut të Romës i quajtur ‘rruga e Kryqit”.

Ngjarja vjetore përbëhet nga 14 Stacionet e Kryqit, faza midis dënimit të Jezusit me vdekje dhe varrimit të tij. Shpesh ngjarja është përshtatur në mënyrë që ata që mbajnë kryqin nga një stacion në tjetrin të pasqyrojnë ngjarjet botërore.

Këtë vit, vendimi i Vatikanit për të marrë pjesë në procesion si ukrainasit ashtu edhe rusët ka shkaktuar përplasje me udhëheqësit katolikë ukrainas, të cilët duan që vendimi të rishqyrtohet.

Të dielën e Pashkëve, ditën më të rëndësishme në kalendarin liturgjik të krishterë, papa do të mbajë meshën në sheshin e Shën Pjetrit dhe më pas do të japë mesazhin dhe bekimin e tij “Urbi et Orbi” .