-900-0-1740822127xtrump-zelenskyy-23-1740761788200-1740761814307-645

“Mendoj se i kemi kufijtë e marrëveshjes së armëpushimit. Shpresoj t’i kemi ato”, kështu u tha Donald Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara janë afër një marrëveshjeje armëpushimi midis Kievit dhe Moskës.

Ai shtoi se po kërkonte një “zgjidhje” për të ndaluar vrasjet në fushën e betejës dhe për të “kursyer paratë e SHBA-së të shpenzuara për ndihmën ushtarake për Ukrainën”.

Trump gjithashtu njoftoi përsëri një traktat për ndarjen e territoreve, pa specifikuar se cilat territore do të përfshiheshin.

“Do të kemi një traktat për ndarjen e territorit, e kështu me radhë. Kjo është duke u negociuar ndërsa unë ju flas këtu”, tha presidenti amerikan.

Gazetarët e pyetën nëse ai ishte ende duke konsideruar sanksionet e reja ndaj Rusisë që ai njoftoi së fundmi në rrjetin e tij Social Social, por ai nuk pranoi të përgjigjet. Ai gjithashtu shmangu pranimin e faktit se Rusia është agresori.

“Ata po luftojnë njëri-tjetrin,” tha Trump, sipas New York Times. /gazetajone