
Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonën e ulët, ndërsa më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore.
Por pasditja dhe mbrëmja shtojnë vranësirat në të gjithë vendin tonë, ku në mbrëmje dhe në orët e vona të natës do të krijohet mundësi për reshje në zonat perëndimore të territorit shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.