Ditën e sotme do të ketë vranësira të pasuara nga reshje shiu rrebeshe dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore dhe zonën qendrore gjatë pasdites deri në mbrëmje. Reshjet do të jenë të pranishme edhe në bregdet.
Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 15-18 gjatë ditës 22 °C në veri deri në 28°C në zonat e ulëta.
Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim 2-5 ballë në det të hapur.