B7526228-CD58-4B93-8EE8-3B64BB95A86E

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Edhe ditën e martë parashikohet mot i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.

Gjithashtu vlen për t’u theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relatvisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta.