Partia e Lirisë ka dalë sot me një denoncim, duke sqaruar si ka funksionuar skema në aferën e inceratorëve, dhe se si janë hapur kompani me qëllim përfitimin e miliarda lekëve nga Buxheti i Shtetit.

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në këtë forcë politike, Brisida Shehaj, shpjegon rrugëtimin e një prej punonjësve të inceneratorit të Elbasanit, i cili është bërë pronar i kompanive.

Brisida Shehaj: Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania integrity për këtë punonjës.

Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë.

Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra.

Më pas kemi një certefikatë pronësia.

Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtrij i jepet e drejta të bëjë transkasione.

Kemi prokuroë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi..

Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi.

Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës.

I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri.

Në këto dokumente do ja kalojmë SPAK, por edhe zonjës Belinda Balluku, por edhe Ramës, i cili nuk sheh cfarë firmos.

Balluku duhet të kishte penguar këto transaksione.